Rritja e çmimit të derivateve paralajmërohet në Kosovë

14:30 | 07 July 2021

Paralajmërohet rritja e çmimit të derivateve në Kosovë.

Shoqata e Naftëtarëve ka paralajmëruar se ditëve në vijim pritet që të ketë rritje të theksuar të çmimeve të derivateve në Kosovë.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se kjo rritje është e imponuar nga tregjet ndërkombëtare.

“Momentalisht çmimi i naftës për diel sillet nga 1.10 euro, ndërsa për benzinë deri në 1.20. Sa i përket rritjes së cenimeve dihet që kjo është e përcaktuar nga berza ndërkombëtare dhe Organizata Prodhuese e Naftës (OPEC). Ka reduktim të prodhimit në nivel global dhe si rrjedhojë kemi rritje të çmimit në mënyrë automatike. Prandaj, ditëve në vijim pritët që çmimet e derivateve të kenë rritje të theksuar”, ka deklaruar Berjani për Epoka e Re.

Komento: