Rritja e çmimit të naftës, merret ky vendim

10:40 | 24 Dhjetor 2018

Kohëve të fundit është rritur çmimi i naftës në Kosovë.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se ka nisur mbledhja e AKK’së për të filluar hetimet për tregun e derivative të naftës.

Sipas tij, divizioni Anti-kartel sapo morri instrukcionet e duhura për këtë dukuri.

Prestreshi ka shtuar se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka monitoriuar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Pas diskutimeve që u bënë për çmimin e naftës në Kosovë, Prestreshi dje bëri të ditur gjithashtu se për këtë do të kërkojnë edhe ndihmën e Prokurorisë Speciale.

Postimi i plotë:

Duke ndodhur tani, mblidhet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për të filluar hetimin paraprak në tregun e derivateve të naftës.
Divizioni Anti-kartel sapo morri instrukcionet e duhura për këtë dukuri.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka qenë duke e monitoruar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këtë raport mund ta gjeni ne webfaqe të AKK-së. VP

Komento: