Rritja e çmimit të naftës, MINT-i cakton marzhën e fitimit

15:00 | 04 Mars 2026
rritja-e-cmimit-te-naftes,-mint-i-cakton-marzhen-e-fitimit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka firmosur vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

“Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.

Marzha tregtare maksimale e lejuar:

Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër

Inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi”, shkruan ajo në Facebook.

Komento: