Rritja e çmimit të naftës, mohohet nga kryetari i shoqatës së naftëtarëve

00:00 | 23 November 2019

Rritja e çmimi të nafës ka qenë e diskutimit këto ditë.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Beriani, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se nuk ka çmim në treg që përcaktohet nga ndonjë kartel i naftëtarëve.

“Nuk ka marrëveshje mes kompanive të naftës, përkundrazi është duke u zhvilluar një treg i egër. Nuk ka çmim që përcaktohet nga kartelet e naftëtarëve”, ka thënë Beriani.

Tutje, ai tregoi se Kosova ka çmimin më të ulët të naftës në rajon.

“Çmimet e naftës në Kosovë janë çmimet më të ulëta në rajon, duke përjashtuar Maqedoninë për shkak të akcizës”, ka thënë Beriani.

Komento: