Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, sërish masa të rrepta

23:38 | 12 June 2020

Duket se do të ketë sërish masa të rrepta kundër koronavirusit.

Shtetet amerikane mund të kenë nevojë të rimarrin masa të rrepta, nëse rastet e koronavirusit rriten sërish, tha sot një zyrtar i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Pandemia nuk ka mbaruar”, tha Jay Butler, zëvendësdrejtori i CDC-së për sëmundjet infektive.

“Nëse rastet fillojnë të rriten sërish, veçanërisht nëse rriten në mënyrë dramatike, është e rëndësishme të pranohet se më shumë përpjekje zbutëse, siç janë ato që u zbatuan në mars, mund të nevojiten sërish”, shtoi ai, duke shtuar se vendime të tilla do të merreshin në vend, të bazuara në transmetimin e sëmundjes.

SHBA kanë regjistruar më shumë se dy milionë raste me COVID-19, shumë më tepër se çdo vend tjetër, dhe të paktën 114 000 viktima, sipas një deklarate nga Universiteti “John Hopkins”.

Komento: