Rritja e numrit të të vdekurve nga koronavirusi në Gjilan, vjen reagimi nga Lutfi Haziri

23:29 | 01 Korrik 2020

Lutfi Haziri ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në këtë komunë sot ka shkuar në 4.

Sonte janë konfirmuar 12 raste të reja si të prekur me COVID-19, teksa edhe për 13 raste po pritet rezultatet nga IKSHPK.

Haziri tha se është koha për shtim të kujdesit, sonte, nesër e çdo dit tjetër, transmeton Indeksonline.

Ndryshe numri i viktimave nga koronavirusi anembanë vendit ka shkuar në 54, ndërsa të infektuar janë 2 mijë e 991.

Postimi i plotë:

Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19.

12 raste sonte të konfirmuara pozitive dhe 20 të shëruar.

Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP.

Koha është për shtimin e kujdesit.

Sonte, nesër e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë

Komento: