Rritja e rasteve me COVID-19, reperi i njohur anulon mbrëmjet muzikore

18:31 | 13 Mars 2021

Don Xhoni anulon mbrëmjet muzikore.

Don Xhoni është aktualisht reperi më i komentuar nga të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

U bë i njohur gjatë karantinës, përmes videove “freestyle” dhe tash po gëzon suksesin, për të cilin po mundohet aq shumë.

Fillimi i karrierës për të ishte më i vështirë, sepse bota po përballet ende me pandeminë që shkaktoi virusi Covid-19, dhe për reperin është e vështirë të mos jetë afër fansave të tij.

Pasi rastet në Kosovë ditët e fundit kanë shënuar rritje alarmuese, Don Xhoni ka vendosur së bashku me epikin e tij, të anulojë koncertet dhe mbrëmjet muzikore për një kohë të pacaktuar.

Shkak i këtij vendimi ka qenë mosrespektimi i masave kundër virusit.

Komento: