Rritja ekonomike në Kosovë ishte 9.9 përqind këtë vit

11:07 | 24 December 2021

Guvernatori i BQK-së thotë se ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 përqind, meritat ia lë diasporës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehemeti, ka mbajtur konferencë për media, ku foli për të arriturat e BQK-së gjatë vitit 2021.

Mehmeti tha se ekonomia e Kosovës për vitin 2021 është rritur për 9.9 përqind, njofton Klankosova.

“Me gjitha vështirësitë që i kemi pasur, jam shumë i lumtur që ne si BQK kemi arrit që me sukses t’i realizojmë objektivat”, tha Mehmeti.

“Kemi arrit që të sigurojmë dhe ruajmë një sistem financiar të qëndrueshëm, i cili ka qenë shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik në vend”, u shpreh tutje Mehmeti.

Për këtë sukses, Mehmeti përmendi shpenzimet e diasporës si dhe politikat mbështetëse të qeverise dhe vetë bankës.

“Viti 2021 ishte vit i suksesshëm duke e pasur parasysh ardhjen e diasporës masive gjatë verës, dhe njëkohësisht politika mbështetëse të Qeverisë dhe Bankës së Kosovës, të cilat kanë bërë që të ketë një rritje ekonomike në vend prej 9.9 përqind”.

“Deri në tetor, shpenzimet e diasporës arritën në 1. 33 miliardë euro, rritje me 151 përqind krahasuar me vitin 2020, si dhe rritje me 47 përqind krahasuar me vitin 2019”, tregoi guvernatori.

Mehmeti po ashtu tha se remitencat kanë arritur vlerën e 956 milionë eurove.

Komento: