Rritja ekonomike për këtë vit ishte 4.2% – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rritja ekonomike për këtë vit ishte 4.2%

12:37 | 23 Dhjetor 2019

BQK thotë se rritja ekonomike për këtë vit ishte 4.2%.

Rritja ekonomike për këtë vit që po lemë pas ka shënuar normën 4.2 përqind. E njëjta normë parashihet të jetë edhe për vitin 2020.

Në konferencën për media të fundit për këtë vit, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha vendi ka nja stabilitet financiar dhe të qëndrueshëm që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik.

Mehmeti tha se këtë vit kanë shënuar rritje edhe depozitat në 3.75 miliardë.

Duke folur për normat e interesit për kredi, guvernatori Mehmeti tha se ka rënë në 6.5 përqind.

Ndërsa, 3 miliardë euro është rritur fondi i kursimeve pensionale.

Ai duke folur për rritjen e çmimit të tarifave për sigurimet, tha se kjo ngritje prek ata të cilët shkaktojnë dëme në aksidente.

Mehmeti premtoi se në vitin e ardhshëm do të ulët numri i automjeteve të pa siguruara.

Ndërsa, lidhur me revokimin e licencave për “Monego” dhe “IuteCredit”, Mehemeti tha se çdo destabilizim financiar shkakton edhe rrezik në sigurinë kombëtare.

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, tha se janë gënjeshtra pretendimet për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë.

Gjithashtu, në kuadër të konferencës janë ndarë edhe çmimet për “Ekonomisti i ri”.

Komento: