Rritja tarifore e energjisë hyn në fuqi nga nesër

12:22 | 08 February 2022

Nga nesër hyn në fuqi rritja tarifore.

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka thënë se tarifat e reja hyjnë në fuqi nga nesër.

Vendimi do aplikohen prej nesër dhe prej 9 shkurt do aplikohen tarifat mbi 800 KW.

Ai shtoi se këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023.

Fejzullahu tha se bizneset nuk kanë pas as në të kaluarën bllok tarifë. Ndërsa për këshillat juridike tha se secili ka të drejtë në rast se nuk është i kënaqur me tarifat.Ai shtoi se janë munduar që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot.“Konsumatorët kryesorë që e shkaktojmë këtë kosto janë konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 KW në orë. ZRrE u mundu maksimalisht që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot”, tha ai.

Komento: