Rritje dramatike e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani

19:11 | 02 Prill 2020

Gjermania ka regjistruar rritjen më të të madhe të vdekjeve dhe infeksioneve në 24 orët e fundit

Në Gjermani, numri i të prekurve me COVID-19 është rritur në mënyrë dramatike, me 2.660 raste të reja dhe 31 të vdekur.

Bilanci i personave të infektuar është 80.641, ndërsa i viktimave është pothuajse 1.000.

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve gjatë 24 orëve të fundit është rritur më së shumti deri më tani, sipas Institutit Robert Koch.

Epidemia e koronavirusit ka prekur shtetet më të mëdha federale si North Rhine-Ëestphalia, Bavaria dhe Baden-Wurttemberg.

Komento: