Rritje e frikshme e rasteve të reja me Covid-19 në Itali

18:20 | 25 Tetor 2020

Janë konfirmuar mbi 21 mijë raste të reja me koronavirus në Itali.

Italia raportoi një rekord të ri ditor me 21.273 raste të reja me virusin korona, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Gadishullin Apenine tani është 525.782.

Gjatë 24 orëve të fundit, 128 persona vdiqën nga sëmundja e rrezikshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37.338.

Komento: