Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, në Gjermani në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus është rritur nga 113.296 në 118.235.
Kjo është dita e katërt me radhë që numri i të infektuarve shënon rritje për dallim nga ditët paraprake ku numri ishte më i vogël.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur nga 2349 në 2607.