Rritje e frikshme e të infektuarve me koronavirus në gjermani brenda një dite

10:07 | 10 Prill 2020

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, në Gjermani në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus është rritur nga 113.296 në 118.235.

Kjo është dita e katërt me radhë që numri i të infektuarve shënon rritje për dallim nga ditët paraprake ku numri ishte më i vogël.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur nga 2349 në 2607.

Komento: