Rritje e frikshme e të vdekurve brenda një dite nga koronavirusi në Francë

08:13 | 07 April 2020

Franca dje regjistri numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi, për 24 orë.

Franca të hënën raportoi se 833 më shumë njerëz kishin vdekur nga coronavirusi në spitale dhe shtëpi pleqsh gjatë 24 orëve të mëparshme, numri më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë.

“Ne nuk kemi arritur në fundin e ngjitjes së kësaj epidemie”, u tha ministri i Shëndetit Olivier Véran gazetarëve ndërsa ai njoftoi numrin e ri.

Véran tha se vdekjet më të fundit kishin sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave nga epidemia e coronavirusit në Francë në 8,911.

Sipas medieve franceze, shifrat tregojnë se për Francën, e cila ka qenë në mbyllje që nga 17 marsi, lufta ndaj coronavirusit ishte larg nga e fituar.

Franca tani po jep një numër të përditshëm të vdekjeve të kombinuara në spitale dhe shtëpi pleqsh. Më parë ajo kishte dhënë vetëm numrin e spitaleve në baza ditore.

Komento: