
Në qeverinë e re të Kosovës, duket se është rritur numri i grave.
Vjosa Osmani dhe Arbërie Nagavci do ta udhëheqin Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegë të tjerë që e përbëjnë kryesinë e Kuvendit. Ndërkaq pesë nga 15 ministritë do t’i udhëheqin gratë.
Këtë legjislaturë është rritur numri i grave që kanë fituar mandatet e tyre pa kuotë.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, është shprehur e lumtur që është rritur numri i grave në Qeveri, ndërsa Kuvendin do ta udhëheqin dy zonja.
Me 65 vota pro, kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani. Ndërsa nënkryetare e këtij institucioni është Arbërie Nagavci, që nga 26 dhjetori kur u konstitua Kuvendi.
Qeveria e re, e cila u votua me 66 vota pro do të ketë pesë ministre femra. Gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë prej kur Kosova është shtet i pavarur.
Këto janë ministret e reja të Qeverisë së Kosovës:
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami
Ministër i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Qeveritë e kaluara, ishin kritikuar nga shoqëria cilive dhe ndërkombëtarët për mungesë të gjinisë femërore në krye të institucioneve.
Qeveria paraprake kishte dy ministre femra, njëra prej të cilave nuk e kishte çuar mandatin deri në fund.