Rritje e rasteve: Dy të vdekur dhe 1 440 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

12:50 | 21 Korrik 2022

Dy të vdekur dhe 1 mijë e 440 raste pozitive me COVID-19.

Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë sipas raportit të IKPShK-së, njofton se janë regjistruar 1 mijë e 440 raste me koronavirus, ndërkohë 761 persona u shëruan.

3 mijë e 669 testime u kryen në 24 orët e fundit, ndërsa 8 mijë e 712 raste janë aktive.

Komento: