Rritje e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, mbi 1 mijë raste aktive

23:31 | 03 Korrik 2020

Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Me rastet e sotme pozitive në testin për SARS-CoV-2, numri total i të infektuarve në vend ka arritur në 3.178.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë 114 të infektuar, ku Komuna e Ferizajt ka më së shumti raste, gjithsej 35.

Ndërsa deri më tani raste aktive janë 1.296, pasi që sot janë shëruar 117 pacientë.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.824 raste.

Komento: