Sulmet ruse po shkatërrojnë rrjetin energjetik në Ukrainë.
Pas shkatërrimeve të rrjetit energjetik nga sulmet ajrore ruse, Ukraina po arrin që në shumicën e vendeve të kthejë energjinë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se shumica e raketave dhe dronëve rusë po rrëzoheshin dhe sulme të tilla nuk do të ndalonin një avancim ushtarak ukrainas, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
“Sigurisht, ne nuk kemi ende aftësinë teknike për të rrëzuar 100 për qind të raketave ruse dhe të sulmojmë dronët. Do të arrijmë gradualisht në këtë me ndihmën e partnerëve tanë,” tha udhëheqësi ukrainas.
Ndryshe, që nga e hëna e javës së kaluar, pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera gjeneruese të energjisë janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore.