“Rrnoftë hapësira publike, poshtë Përparim Rampa”, asamblisti i VV-së s`i ndal kritikat ndaj Ramës

09:11 | 25 Qershor 2024
“rrnofte-hapesira-publike,-poshte-perparim-rampa”,-asamblisti-i-vv-se-s`i-ndal-kritikat-ndaj-rames

Ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Asamblisti i VV-së në Prishtinë, pasi është liruar nga policia, ka bërë me dije se sheshet duhet të jenë pa pagesë.

“RRNOFTË HAPËSIRA PUBLIKE! POSHTË PËRPARIM RAMPA! Sheshet duhet të jenë pa pagesë. Sheshet duhet të jenë për qytetarët. Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Komento: