Rrokulliset kamioni në Bogë, dy persona të lënduar

19:06 | 09 Janar 2019

Reshjet e borës kanë ndikua në rritjen e aksidenteve në rrugë.

Një kamion transportues për mirëmbajtjen e rrugëve është rrokullisur në fshatin Bogë të Pejës.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi, Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës ka thënë për kallxo.com se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime. Sipas informacioneve të para nga mjekët kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”.

Policia bën thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të ngasin me kujdes të shtuar, për shkak të gjendjes së rrugëve me reshje të dendura të borës.

Komento: