Rrokulliset me kamion në vendin e punës, ndërroi jetë shoferi

13:29 | 21 March 2019

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dollx të Klinës.

Sot në orët e para të mëngjesit, A.G, 51-vjeçar është rrokullisur me kamion në vendin e tij të punës në Dollc të Klinës, dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, të cilët kanë deklaruar se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë forenzika, emergjenca dhe zjarrëfikësit, por i ndjeri nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar për lajmi.net, Driton Rugova zëdhënsi i Policisë së Pejës.

Tutje, policia ka bërë të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes, ndërsa bëhet fjalë për A.G, i lindur në vitin 1968.

“Mjeku kujdestar në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës Mashkull i lindur në vitin 1968 .Në vend të ngjarjes gjithashtu u ka dalë edhe prokurori i shtetit që momentalisht është në vend të ngjarjes”, bëjnë të ditur nga Policia.

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë duke vozitur në një kamion, pasi kamioni i ngarkuar me gurë është rrëzuar, viktima është mbytur nga rrokullisja e gurëve.

Komento: