Rrokulliset një autobus në magjistralen Prishtinë – Gjilan

15:05 | 05 Nëntor 2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Një autobus është vetaksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës, raporton ORAinfo.

Përveç dëmve të mëdha materiale, deri me tani nuk raportohet për të lënduar.

ORAinfo do t’iu mbajë të informuar në vazhdim për të rejat rreth këtij aksidenti. /ORAinfo/

Komento: