Rrokulliset një veturë në Prishtinë, ka të lënduar

11:57 | 16 Tetor 2019

Nga një aksident në kryeqytet rrokulliset vetura, një i lënduar.

Një person është lënduar në një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Menzës së Studentëve në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident. Kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: