Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.
Shoferi është në gjendje kritike për jetë dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, dy pasagjerët e lënduar janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Rrustë Kabashi’, pasi vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e më pas janë rrokullisur”, ka thënë tutje ai.