Rrokulliset traktori, humb jetën 60 vjeҫari nga Istogu

09:28 | 16 Qershor 2019

Një 60 vjeҫar ka humbur jetën pas rrokullisjes së traktorit.

60 vjeҫari ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me trajtor në bjeshkë në fshatin Uçë të Istogut.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14.

Sipas policisë traktori është rrokullisur ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

“Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Istog kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në njoftim.

Komento: