Rrokulliset traktori në Podujevë, një person i vdekur

20:42 | 25 Korrik 2021

Vdes 56-vjeçari në Podujevë pas rrokullisjes me traktor.

Sot ka humbur jetën një 56-vjeçar në fshatin Herticë të komunës së Podujevës.

Atë e kishte zënë traktori që është rrokullisur.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 është raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

Borovci u shpreh se vdekja e viktimës është njoftuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Komento: