Aktivisti siç ka qejf ta quajnë, Rron Gjinovci, ka dalë me një tjetër reagim kundër formimit të Asociacionit.
Sipas tij, këtë të fundit nuk duhet formuar assesi, pasi nuk ka garanci për asgjë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se nuk është e garantuar njohja nga pesë vendet mosnjohëse, nuk është e garantuar njohja nga Serbia dhe për më tepër, askush nuk po garanton që nuk formohet një tjetër Republikë Serbe.
Veç kësaj, ai kritikoi edhe opozitën e mediat që e kritikojnë, duke shtuar se janë kundër interesave të Kosovës, vetëm për ta parë Kurtin duke dështuar.
Postimi i plotë:
– Nuk ka garanci që në fund të dialogut na njohin 5 venet e BE-së.
– Nuk ka garanci që na njeh Serbija.
– Nuk ka garanci që nuk krijohet Republika Srpska e dytë.
Ama, ju formone Asociacionin se qashtu duhet 😉
Opozita dhe mediat e lidhuna me të, kundër interesit të Kosovës veç me e pa Albinin tu dështu.
[Zgjedhjet]
Albini: 70% 😀