Rron Gjinovci takon Dardan Molliqajn: Ky s’u dashtë me dalë prej VV-së

19:58 | 16 Shkurt 2023

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci është takuar me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Siç ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook, ky takim ka ndodhur pas shumë vitesh.

“Mas shumë vjetve me ftesë të tij e takova për të mos u pajtu në shumë sene përveç që s’bon me bo Asociacionin. Unë po thom që Albini se bon, ky po thot që e bon. Mbetet të shihet”, – ka shkruar ish-aktivisti i Vetëvendosjes.

Madje, Gjinovci beson se dalja e Molliqajt nga VV-ja ka qenë gabim

“Ky s’u dasht me dalë prej VV-së”, – ka shkruar Rron Gjinovci.

Komento: