“The Voice of Albanian” është njëri ndër formatet më të shikuara televizive në botë e tani edhe në Shqipëri.
Audicionet e fshehta janë ato që këtë format e bëjmë më të veҫantë, njëherit edhe më real në përzgjedhjen që bëhet, shkruan ORAinfo.
“The Voice Kids Albania” është audicioni i njëjtë, por për moshat më të vogla, pra për fëmijët.
Vëllezërit Gjokaj, Arilena Ara dhe Miriam Cani janë anëtarët e jurisë të këtij edicioni të “The Voice”.
Edhe këtë edicion, shumë fëmijë vendosën që t’a fillojnë rrugëtimin për ta shtyer përpara ëndrrën e tyre si këngëtarë, duke u bërë pjesë e audicioneve.
Emocionet, ethet, e lotët nuk kanë munguar as këtë herë.
Momenti më i mirë në këtë format është ai kur juria mahnitet nga zëri i bukur i një fëmijë, shkruan ORAinfo.
Njëri prej tyre që mahniti me të vërtetë jurinë ishte edhe Rroni, i cili në Audicionet e Fshehta u paraqit me këngën ” Tattooed Heart”, ku me të dëgjuar zërin e tij, që të gjithë anëtarët e jurisë nuk hezituan të shtypnin butonin për të kthyet karriget e tyre.
Dhe jo vetëm në Audicionet e Fshehta, por Rroni po vazhdon t’i mahnit jurinë dhe publikun edhe në netët në vazhdim.
Së fundmi ai ka arritur që të sigurojë edhe ‘biletën’ për në gjysëm finale.
E tërë ky sukses që po korr Rroni, pos talentit të tij të pakontestueshëm, po vjen edhe falë përkushtimin të madh të mësueses së tij të muzikës, Albina Jakupit, e cila njëherit është edhe halla e vogëlushit.
Albina kohë më parë ishte shumë aktive në muzikë si pjesë e grupit “Albinas Band”.
Ndryshe, grupi mbahet mend për këngë të ndryshme si ajo “Destinacioni i fundit”./ORAinfo/