Rrotullohet autobusi, udhëtaret mbeten të ngujuar brenda

17:37 | 13 Shkurt 2019

Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë.

Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.

Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti.

Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen. Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo.

Komento: