Rrufeja godet pajisjet e furnizimit në Batllavë, mbesin pa ujë disa pjesë të Prishtinës

22:13 | 01 Shtator 2022

Moti i keq ka kapluar Prishtinën.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak i goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e ” Llapit”, rruga” Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth.

“Ekipa e elektricistëve të KRU” Prishtina” është në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë. Po besojmë që shpejt do e sanojnë defektin”, thuhet në komunikatë.

Komento: