Rrufeja goditi statujën e Krishtit në Brazil, pamjet bëhen virale

09:52 | 14 Shkurt 2023

Rrufeja goditi statujën ikonë të Krishtit në Brazil gjatë fundjavës – duke i lënë përdoruesit e mediave sociale të habitur.

Statuja 38 metra, e vendosur në Rio De Zhaneiro të Brazilit, vizitohet nga gati dy milionë njerëz çdo vit dhe, çuditërisht, është hera e tretë në 15 vjet që goditet nga një goditje e tillë.

Disa arritën të bënin foto e disa edhe video të fenomenit.

Tani duke qarkulluar në internet, pamja magjepsëse ka mahnitur shumë njerëz, duke u parë më shumë se 20 milionë herë.

Komento: