Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi.
Një djalë nëntëvjeçar ka humbur jetën dje rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së rrufesë në fshatin Kradenik të Malit të Zi.
Siç raporton Vijesti, fëmija ndodhej me anëtarët e tjerë të familjes në një livadh pranë shtëpisë kur është goditur nga rrufeja, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë që familja punonte në fushë, një stuhi kishte filluar.
Ekipi i emergjencës u dërgua në fshat.
“Djali është marrë pa shenja jete. Fatkeqësisht as reanimacioni dhe as të gjitha përpjekjet e mjekëve nuk kanë dhënë rezultat dhe u ka mbetur vetëm konfirmimi i vdekjes”, thanë nga Spitali i Bjelopoljes.