Rruga Klinë -Gjakovë në gjendje të mjerueshme, reagon Daut Haradinaj: Qeveria po i diskriminon qytetarët e kësaj ane

14:50 | 25 Janar 2024
rruga-kline-gjakove-ne-gjendje-te-mjerueshme,-reagon-daut-haradinaj:-qeveria-po-i-diskriminon-qytetaret-e-kesaj-ane

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për zvarritjen e punimeve në rrugën Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh.

Daut Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës po i diskriminin taksapaguesit e Kosovës.

“Rruga Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Nuk kuptoj pse paguajnë taksa qytetarët përderisa Qeveria e Kosovës i diskriminon kaq pamëshirshëm!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Komento: