Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendsministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimi të Ministrisë, tema e kësaj conference është rruga Prishtinë-Podujevë.
Konferenca do të mbahet nga ora 13:30.
“Ju njoftojmë se sot më 23 dhjetor 2022 (e premtë), ministri I Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga zëvendsministri Hysen Durmishi, dhe kryetari I Podujevës, Shpetim Bulliqi, do mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet duke fillu nga ora 13.30, në objektin e ish-ministrisë së Infrastrukturës (ish-Gërmia), kati i dytë, sheshi Nëna Terezë (në sallën e konferencave)”, thuhet në njoftim.