
Rruga lidhëse mes rrugës “C” dhe rrugës “Shaqir Igrishta” mbrapa ‘Royal Mall’ në Prishtinë po vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme.
Përkundër që punimet në këtë rrugë kanë filluar për më shumë se një muaj, vetëm 50 metra të kësaj rruge kanë mbetur të paasfaltuara, derisa qytetarët po përballën me vështirësi të shumta për të kaluar andej.
Në adresë të Gazeta10 qytetarët e asaj pjese kanë dërguar fotografi, ku shihet gjendja e tmerrshme e asaj rruge.
Siç edhe shihet në pamje, në rrugë është e vendosur një tabela ku shkruhet “Punime në rrugë”, por mesa duket punimet nuk janë duke vazhduar.
Për më shumë shihni pamjet:




