Rrugës “Eqrem Çabej” do t’i shtohet edhe një korsi, Rama: Do të lehtësojë qarkullimin

12:50 | 05 Tetor 2023
rruges-“eqrem-cabej”-do-t’i-shtohet-edhe-nje-korsi,-rama:-do-te-lehtesoje-qarkullimin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do të shtohet edhe një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin.

“Po e shtojmë një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Kryeqytet. Zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin”, ka shkruar Rama.

Komento: