Rrugët kryesore të Prishtinës janë mbuluar me njerëz, të cilët po presin që të kenë rastin ta takojnë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Madeleine Albright, shkruan Gazeta Express.
Kanë arritur paradite në Prishtinë, për të festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.
Në mbrëmje Albright dhe Clinton kanë qëndruar në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku po mbahet një koncert i Filharmonisë së Kosovës, ndërsa qytetarët kanë gjatë gjithë kohës që t’i takojnë ata.
Ndryshe, nesër nga ora 11:00 deri në 12:30 ftohen qytetarët të dalin në sheshin e Prishtinës për të nderuar Bill Clinton dhe Madeleine Albright.