Rrugët e vdekj*es/ Rastet e shpeshta të aksidenteve me fatalitet, Ministria fajësohet për mungesën e sinjalistikës

08:38 | 09 November 2024
rruget-e-vdekj*es/-rastet-e-shpeshta-te-aksidenteve-me-fatalitet,-ministria-fajesohet-per-mungesen-e-sinjalistikes

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur ditë më parë në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë.

Siç njofton Policia, viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital.

Vetë- aksidente të tilla ndodhin mjaft shumë duke iu referuar statistikave të policisë  sipas të cilave thuhet se në periudhën (janar-qershor-2024), është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara  janë vet aksidente.

‘’ Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor-2024), është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vet aksidente’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Për shkak të kësaj Policia e Kosovës tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe kërkojnë nga ta që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore.

Tek vendi ku ndodhi aksidenti,  aktualisht po zhvillohen punime.

Aksidenti më konkretisht ka ndodhur në ‘’gjysmë rrotullimin’’, i cili është duke u ndërtuar ditëve të fundit.

Siç raportojnë mediat lokale të këtij regjioni ky rreth rrotullim  po ndërtohet pa asnjë standard në magjistrale, por ndryshe mendojnë pushtetarët qendror.

 

Zëvendësministri Durmishi për aksidentin në Pestovë: Nuk është e vërtetë se nuk kishte sinjalisitikë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalisitkës.

Sipas Durmishit afër rreth rrotullimit ka sinjalisitikë dhe zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë zonë e ndaluar për vetura.

‘’ Nuk është e vërtete se nuk ka sinjalisitikë , aty ka sinjalistikë. Sipas informative që i kam unë, aksidenti kur ka ndodhur ka qenë zonë e ndaluar për hyrjen e veturave, këto janë informatat e mia fillestare nuk janë të verifikuara’’, tha Durmishi për FrontOnline.

 

Tahiri pas aksidentit në Pestovë: Ministria e Infrastrukturës të jetë më e vëmendshme dhe ta respektoj Ligjin për Sinjalistikë

Për aksidentin në Pestovë është deklaruar Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri i cili është shprehur se në magjistralen ku po bëhen punimet, konkretisht te rreth rrotullimi ka mungesë sinjalisitike dhe ai vë në dukje se ky mund  të jetë edhe shkaktar i aksidentit me fatalitet.

‘’Është e vërtetë se në rrugën që po punohet tash nga Ministria e Infrastrukturës te ai rrethi që është bërë se mungon sinjalistika, ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja e aksidentit’’, tha Tahiri për FrontOnline.

Tahiri fajëson Ministrinë e Infrastrukturës sepse sipas tij ajo duhet të jetë më e vëmendshme dhe të respektojë ligjin e të vendosë sinjalistikë të mirëfilltë.

‘’ Ministria e infrastrukturës së pari me rastin  e kryerjes ë punëve duhet të jetë më e vëmendshme dhe ta respektojë ligjin ë pari sepse ligji e detyron me vendos sinjalisitkë’’, tha Tahiri për FrontOnline.

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri thotë se rreth rrotullimi në Pestovë është vendosur shumë shpejtë dhe është jashtë çdo standardi.

‘’ Ai rreth është  vendos shumë shpejtë dhe   jashtë çdo standardeve, edhe pse ndoshta ka nevojë, por po e them prapë standardet e punimeve kanë qenë jashtë standardeve ligjore dhe realisht më vjen keq kur shoh humbje të tilla të të rinjëve për shkak t pakujdesisë së institucioneve që t’i mbikëqyrin punimet siç e parasheh ligji’’, përfundon Tahiri.

 

Çuditë kryetari i VV-së në Vushtri: Nuk paskam dëgjuar për aksidentin në Pestovë, nuk e di që ka gjysmë rreth në magjistrale

 Ndryshe nga Tahiri është shprehur Sylejman Meholli kryetar I degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri I cili kur është pyetur për aksidentin është shprehur se nuk di asgjë rreth tij.

‘’ Nuk paskam dëgjuar për këtë aksidentin e sotëm, nuk di asgjë rreth tij’’, tha ditë më parë Meholli, pasi kishte ndodhur aksidenti me fatalitet.

FrontOnline ka pyetur Mehollin nëse të paktën e pa parë rreth rrotullimin mirëpo ai është shprehur se nuk e ka parë fare rreth rrotullimin as në fotografi.

‘’ Nuk e kam parë as gjysmë rrethin se nuk udhëtoj, nuk e kam parë as në foto nuk e di ‘’, përfundoi Meholli.

 

Eksperti i komunikacionit: Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ekziston sinjalistika, por jo në nivelin më të mirë

Për aksidentin e djeshëm për FrontOnline është deklaruar Visar Baxhuku, ekspert i komunikacionit, i cili ka lënë për të dëshiruar sa i përket sinjalisitkës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku po zhvillohen punime.

Ai është shprehur se ka sinjalisitikë, mirëpo sipas tij ajo nuk është perfektë, por nuk mungon

‘’ Në atë magjistrale nuk është se ka sinjalistikë perfekte ,shenja të mjaftueshme ka që ka punime në rrugë , ka kufizim shpejtësie’’, tha Baxhuku për FrontOnline.

Baxhuku thotë se këto punime nuk janë në nivelin m të mirë siç e parasheh literatura, mirëpo thekson se ka kufizime shpejtësie e devijime rrugës si sinjalisitikë.

‘’ Nuk është në nivelin më të mirë siç e parasheh literatura,  por nuk është se mungesa që lajmëron se je duke kaluar në punishte ka kufizim shpejtësie , ka devijim e kthesa jo në nivelin më të mirë por ekzistojnë’’, tha Baxhuku.

 

 

 

 

 

Komento: