Rrugëtimi drejt medaljes së artë në Minsk, Akili mëson kundërshtarin e radhës

11:30 | 23 June 2019

Akil Gjakova tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës.

Gjakova, i cili në këtë garë konkurron në kategorinë deri në 73 kilogramë, ka fituar duelin e parë kundër Shoka.

Pasi raundin e parë e kaloi pa kundërshtar, raundin e dytë Akili e kaloi falë fitores me IPPON.

Tashmë, në raundin e tretë akili do të ketë punë me grekun, Georgios Azoidis, i cili gjithashtu fitoi me IPPON kundër Martin Hojak.

Mbetet të shihet nëse Akili do ta vazhdojë paraqitjen e mirë dhe të kalojë edhe pengesën nga Greqia

Komento: