Akil Gjakova tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës.
Gjakova, i cili në këtë garë konkurron në kategorinë deri në 73 kilogramë, ka fituar duelin e parë kundër Shoka.
Pasi raundin e parë e kaloi pa kundërshtar, raundin e dytë Akili e kaloi falë fitores me IPPON.
Tashmë, në raundin e tretë akili do të ketë punë me grekun, Georgios Azoidis, i cili gjithashtu fitoi me IPPON kundër Martin Hojak.
Mbetet të shihet nëse Akili do ta vazhdojë paraqitjen e mirë dhe të kalojë edhe pengesën nga Greqia