
Kryeministri Albin Kurti është pajtuar që plani i ri, të cilin pesëshja euro-amerikane e ka prezantuar të shtunën në Kosovë e Serbi, të jetë bazë për diskutime rreth zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy shteteve.
Mirëpo me pranimin e këtij plani, Teutë Rrusta nga PSD-ja po thotë që edhe Asociacioni është bërë.
“Fatkeqësia është që këta e kanë pranu një plan, e kanë përshëndet dhe vijueshmëria është e diskutueshme”, thotë ajo.
Madje, sipas saj, Asociacionit po i vendoset pika tani.
E gjithë kjo vonesë, sipas Rrustës ka qenë strategji e Kurtit.
“Për fatin e keq të Kosovës, Kurti tashmë e ka pranuar Asociacionin, krejt çka mbetet është me iu dhënë ajo vizllima e fundit edhe me u kuptu në publik. Mirëpo Asociacioni për kryeministrin Kurti është pranuar, ai e ka thënë me zë dhe me figurë, po ka Asociacion dhe kjo duhet me u denoncu, s’ka dilema, këto vonesa janë vetëm strategjike për PR që me u dukë që po kundërshton, po i reziston procesit, po e pranon produktin”, u shpreh ajo për Front Online.