Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku në Hagë, ja kur do të merren në pyetje

23:05 | 12 Janar 2019

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do të nisen drejt Hagës në ditën e nesërme.

Ata do t`u përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale.

Bashkë me ta do të udhëtoj për në Hagë edhe avokati i tyre, Arianit Koci.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë Koci.

E kallxo.com mëson se Rrustem Mustafa do të intervistohet të hënën.

Intervista pritet të zgjas së paku dy ditë, ndërsa pas tij pritet të merret në pyetje edhe ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Ende nuk është e ditur se në çfarë cilësie do të intervistohen të ftuarit e Speciales.

Komento: