Rrustemi i reagon BE-së: Prej kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane?

21:07 | 10 Gusht 2023
rrustemi-i-reagon-be-se:-prej-kur-luftimi-i-krimit-e-shteti-ligjor-nuk-na-qenkan-sjellje-evropiane?

Pas deputetit të VV-së, Armend Muja, ka reaguar edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se “vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”.

Rrustemi e ka pyeture Stanon se “qyshkur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?”

“Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano!”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

Komento: