Rrustemi i VV-së thotë se këto tri raste tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës

20:32 | 06 Prill 2022

Deputeti i VV-së thotë se këto tri raste tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se zgjedhja e Rrahman Jasharit në krye të SBASHK-ut, Blerim Isufajt në kryeprokurori dhe Agim Ademit në futboll, tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës.

Rrustemi shkruan se akoma ka punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë.

Postimi i plotë i Rrustemit:

Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës.

Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë.

Komento: