Rubin rrëfen dy takimet e para me Ibrahim Rugovën, e nis dëshminë prej kohëve më të hershme

10:34 | 15 Shtator 2025

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albrihght, ka nisur dhënien e dëshmisë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, duke u kthyer që nga kohët e hershme të angazhimit amerikan në Ballkan gjatë shpërthimit të luftërave në ish-Jugosllavi.

Rubin kujtoi se në Kosovë për herë të parë kishte ardhur gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe në Sarajevë – dhe se “të vetëdijshëm që konflikte të tilla mund të shtriheshin përtej”, tha se ka vizituar Kosovën dhe është takuar “një apo dy herë” me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam vizituar në periudhë 1991, 1992, 1993, përpara luftës Kroaci-Serbi, dhe më pas kam vizituar Sarajevën gjatë sulmeve poashtu dhe gjatë luftës në Bosnje. Kam qenë në disa qytete dhe poashtu në fund fare kam shoqëruar senatorin Biden në pranverën e vitit 1993.

Gjatë luftërave në atë kohë në Kroaci, Serbi, Bosnje, këto kanë qenë fokuset, vendet përkatëse. Duke qenë të vetëdijshëm që konfliktet e tilla mund të shtriheshin më tej ne e kuptuam që ajo që po ndodhte në Kosovë ishte e rëndësishme. E kam vizituar Prishtinë 2-3 herë, jam takuar një herë apo dy herë me Rugovën”, tha Rubin.

Komento: