Rudari kërkon që Podujeva izolohet nëse shtohet numri i të prekurve me koronavirus

10:27 | 19 Mars 2020

Rudari thotë se Podujeva duhet të izolohet nëse shtohet numri i të prekurve me koronavirus.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes telefonit ka treguar për për gjendjen në Podujevë pas rasteve të para të konfirmuara me Coronavirus.

Rudari ka sqaruar se rasti i fundit i konfirmuar nga IKShP-ja është nga fshati Bradash dhe është infektuar nga rasti i parë i shfaqur në fshatin Dumnicë pasi kanë lidhje familjare.

“Të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u kanë dalë në ndihmë stafi mjekësorë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët të cilët janë vetizoluar dhe deri tani nuk kanë shfaqur shenja se janë të prekur me Coronavirus”, tha ai.

Rudari ka thënë se nëse ka raste të tjera të konfirmuara me Coronavirus duhet që edhe Podujeva të izolohet sikur komunat e tjera të prekura.

Por që ka treguar se deri tani po arrijnë ta menaxhojnë mirë situatën.

“Deri tani situatën po e menaxhojmë shumë mirë. Stafi mjekësorë është në gjendje gatishmërie, por nëse vazhdon të shtohet numri i të prekurve, atëherë edhe Podujeva duhet të izolohet”./eo/

Komento: