Rudina Dembacaj për pak sa nuk rrëzohet gjatë kërcimit në dasëm

20:56 | 02 Tetor 2021

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e djeshme. E gjithë vëmendja është tek ta dhe dasma madhështore me të ftuar VIP.

Ata kanë publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga eventi i tyre magjik, duke mos iu shpëtuar asgjë.

Madje një prej tyre ka publikuar në rrjete sociale një video gjatë kërcimit të çiftit, i cili është shoqëruar me një incident të vogël.

Rudina ka humbur ekuilibrin dhe për pak sa nuk është rrëzuar, ndërsa Marku ka nxituar ta ndihmojë. Ky moment është kaluar shpejt dhe me të qeshura, pa e prishur aspak magjinë.

Videon mund ta shikoni KËTU.

Komento: