Rugova del kundër koalicionit me PDK-në

11:25 | 11 Dhjetor 2020

Partitë politike ende nuk kanë gjetur konsensus për emrin e presidentit.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka dalë kundër koalicionit me PDK-në për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në një postimi në Facebook, Rugova ka thënë se në politikë, sipas tij, duhet ruajtur parimet bazë.

Në politikë duhet ruajtur parimet bazë! Jam kundër koalicionit me PDK dhe kundër pazareve me postin e presidentit! Po nuk u arrit konsensusi i nevojshëm për një president konsensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!”, ka shkruar Rugova.

Komento: